Skela zuri poshtë babë e bijë që po ecnin në trotuar, arrestohet sipërmarrësi, inxhinieri dhe punëtori i firmës

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë ku dy kalimtarë u plagosën pas rënies së një skele sipër tyre. Mëngjesin e sotëm policia ka njoftuar se ka arrestuar inxhinieri i firmës që merrej me sigurinë dhe dy punëtorë. Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme rreth ores 10:10 në zonën e bulevardit “Gjergj Fishta” ku skela e një pallat në ndërtim e sipër u rrëzua duke zënë poshtë dy kalimtarë, të cilët janë babë e bijë. 

Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier. Pas ngjarjes babë e bijë u dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa 70-vjeçarit ishte në gjendje të rënsdë dhë iu nënshtrua një operacioni. Ndërsa 45-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.