SKANDALI/ Projektligji i ri për Fakultetin e Mjekësisë, favorizim i Privatit dhe gjobë ndaj studentëve

Projektligji për studentët e Mjekësisë që i detyron këta të fundit të punojnë 5 vite në Shqipëri përpara se të mund të marrin diplo0mën, nuk është asgjë tjetër veçse skandali i radhës për qeverinë.

Media Ditar.al kontaktoi me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe mori përgjigjen se ky projektligj do të kapë vetëm studentët që studiojnë në Universitetin shtetëror. Pra, të gjithë studentët që përfundojnë 6 vitet e Mjekësisë në Universitetet private do të pajisen menjëherë me diplomë, ndryshe nga studentët e shtetit, të cilët janë të detyruar të “izolohen” në Shqipëri, pa patur mundësi ta zhvillojnë karrierën e tyre jashtë shtetit.

“Pra, duhet t’i bëj thirrje të gjithë kandidatëve, të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë për programin Mjekësi e Përgjitëhme, duhet ta mendojnë që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetërore, duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe kanë detyrimin pesë vite të qëndrojnë të punësohen në Shqipëri. Ndërsa studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave”, u shpreh minsitrja Kushi.

Por qeveria e ka gjetur një zgjidhje për ata që nuk duan të punojnë në Shqipëri por të marrin menjëherë diplomën. Këta studentw duhet të paguajnë “gjobën”. Nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa është kostoja reale e çdo viti akademik të mbetur.

Ky ligj i vendos studentët përballë dy zgjedhjeve: të paguajnë në privat për të studiuar dhe për të tërhequr diplomën pas 6 viteve studim, ose të paguajnë “gjobën” në shtet dhe të tërheqin diplomën menjëherë pas studimeve. Domethënë, lekët duhet të paguhen, në privat ose shtet, kjo është e vetmja zgjedhje e lirë që u është lënë këtyre studentëve.

Pagesa e “gjobës” në qeveri nuk po aplikohet për herë të parë, pasi vetëm pak javë më parë Gjykata Kushtetuese i dha të drjetë qeverisë që të mbledhë “gjoba” për katet e ndërtuara pa leje. Por nëse për ndërtimet pa leje biznesmenët kanë mundësi ekonomike të paguajnë, çfarë mud të themi për studentët, pjesa më e madhe e të cilëve detyrohen edhe të punojnë gjatë studimeve, pasi nuk i kanë mundësitë ekonomike.

Studentët kanë paralajmëruar protest nesër, dhe janë vetëm ata që mund ta fitojnë këtë betejë përballë qeverisë. Vetëm nëse bëhen bashkë, ky ligj i pakuptimtë mund të rrëzohet, në të kundërt, ashtu si prindërit e tyre, edhe ata do të mund të përjetojnë “komunizmin”, sepse nuk do të kenë të drejtën e punësimit në një shtet tjetër. Komunizëm apo demokraci, fjala e fundit është e studentëve!