Një institucion krenarie e konsideroi AKSHI-n, kryeministri Edi Rama, pavarësisht hetimeve të SPAK dhe “arrestit në shtëpi” të drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se nuk ja pse të hap dorëheqjen ndërsa shtoi se AKSHI është institucioni për të cilën kjo qeveri është krenare, pavarësisht skandalit me tenderët.
Rama foli edhe arritjet e këtij institucioni, duke nënvizuar se u ka kursyer shqiptarëve 620 milionë euro dhe 760 mijë vite pritje, sa për 25 mijë rrotullime rreth Tokës.
“Ça është ky muhabet? Jep dorëheqjen? Për çfarë? Për cilën? Për AKSHIN? AKSHI, është një institucion krenarie për ne! Që të jemi të qartë ne. Jo për të ulur kokën, por për të qenë krenarë. Është një institucion për të qenë krenar sepse; kemi qenë këtu ne, kur duhej të shkonit të mbanit radhën dhe për një certifikatë.
Edhe kur ata që kishit jashtë, duhet të vinin këtu se nuk kishte shans që të merrnin një copë nga atje jashtë. 620 mln lekë ka kursyer AKSHI, që janë 620 mln euro, për shqiptarët. U kursyen këto lekë falë dixhitalizimit. 7600 vite në radhe, janë 25 mijë fluturime rreth tokës. Këto ka bërë AKSHI”, tha ai.