SKANDALI i radhës? Gazetari denoncon: Vidhen të dhënat e sistemit TIMS! Eksperti e konfirmon: Sot u pezullua drejtori i Policisë

Një skandal tjetër duket se do të shpërthejë në Shqipëri, pasi gazetari Ferdinand Dervishi ka denoncuar vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Sipas tij, dy ditë më parë në disa redaksi mediash, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në SHISH ka shkuar një email që thoshte se disa zyrtarë të Policisë kanë nëdërhyrë në systemin TIMS, madje duke i treguar me emra. Por një nga zyrtarët më të lartë të shtetit ka ndërhyrë dhe ka ndërmjetësuar me mediat që të mos publikojnë asgjë, pasi u ka thënë se ky email është mashtrim.

Por denoncimin e gazetarit e ka konfirmuar eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili në komentin e tij në postimin e Dervishit shkruan se sot është pezulluar edhe një drejtor policie: “Shumë e vërtetë… Drejtuesi i lartë i policisë, emëruar direkt nga jeta civile, ish funksionar i AKSHIT, larguar me dorëheqje pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave dhe pa shkollë policore, është pezulluar sot pas një emaili denoncues që alarmoi edhe SHISH, por mbahet e fshehtë. Për llogari të kujt vidhte të dhëna, çfarë fshinte dhe shkarkonte? Një falënderim të madh për vartësin e tij me integritet që e denoncoi. Nga unë një heqje kapele dhe puthje në ballë, nga shteti dekorim dhe shpërblim…”

Postimi i plotë i Ferdinand Dervishit:

Çfare po ndodh? Vidhen te dhenat e sistemit TIMS dhe skandali mbyllet?

Kete radhe nuk behet fjale per iranianet. Dy dite me pare redaksive te disa mediave, Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Sherbimit Sekret etj u ka shkuar nje e mail qe thoshte se disa zyrtare te policise kane nderhyre ne sistemin TIMS. Ne e mail zyrtaret identifikohen me emra.

Informacioni sqaronte saktesisht vjedhjen e te gjitha te dhenave nga sistemi TIMS diten per diell dhe neper kembet e policeve.

Menjehere pas dergimit te e mail-it, besohet se nje personazh i hierarkise me te larte te shtetit ka ndermjetesuar me mediat, sipas listes ne email, duke i bindur drejtuesit te mos publikojne asgje.

Sigurisht justifikimi qe pronaret apo dejtuesit e mediave kane degjuar do jete formuluar ne formen: lajmi nuk eshte i vertete, ata qe e kane bere e mail-in mund te kene konflikte me personat qe permendin si autore etj.

Deri ketu gjithcka duket bindese.

Policia jone eshte shnderruar ne nje fole banditesh qe sigurisht nuk e kane per gje te hane edhe njeri- tjetrin. Dosja e fundit e pergjimeve, qe perfshin drejtues te larte te policise, verteton jo vetem shkallen e implikimit por edhe thellesine mendore kriminale te tyre.

Por fillimi i hetimit per nderhyrjen dhe vjedhjen e te dhenave ne sistemin TIMS si dhe per identifikimin e autoreve dhe qellimit te tyre ndryshon gjithe lojen. Ben gjithcka te vertete.

Nuk eshte aspak çudi qe vjedhja e te dhenave te jete bere me qellim kriminal. Dhe nuk eshte aspak cudi qe gjithcka ka ndodhur te rrefeje te verteten e emerimit te T. Balles ne postin e Ministrit te Brendshem.

Personalisht besoj se ky njeri u vendos ne kete post me qellimin qe te mbylle sa me shume vrima ne varken e bere shosh te Rilindjes. Se pari te bllokoje gjithe suportin qe policia deri tani i ka dhene SPAK.