SKANDALI I RADHËS/ Del video tjetër e Safet Gjicit! Vetëm pak minuta pas akteve seksuale, i premton Almës t’i japë tenderin e bashkisë

Skandalet e ish-kryebashkaikut të Kukësit, Safet Gjici, nuk kanë të ndalur. Pas publikimit të videos ku shihej duke kryer akte seksuale me një vajzë të identifikuar si Alma.K në zyrën e tij në bashki, tashmë në rrjet po qarkullon edhe një video tjetër me personazhë sërish të njëjtët emra.

Në videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, shihen Gjici dhe vajza që pak minuta pas akteve seksuale bisedojnë për një tender për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, të cilin kërkon ta marrë Alma.K.

Siç dëgjohet qartë në video, Alma i thotë Gjicit që t’ja japë tenderin pasi këto lek nuk do t’i paguajë nga xhepi, teksa merr miratimin e menjëhershëm të ish-kryebashkiakut, i cili i thotë se do të ngarkojë nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana për ta ndihmuar me dokumentacionin.

Biseda mes tyre:

A.K.: Do më ndihmosh të bëj një rrethim për qentë apo jo?!

Eeee na sajo ndonjë punë këtu re, të vi të marr një shtëpi me qira këtu.

Kam dy shkolla. Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…

Safet Gjici: Për qentë?!

A.K.:Hë?

Safet Gjici: Tani.

Do shkosh, do ta thërrasim këtë që merret me këto punët e qenve.

Do t’ia lësh ato…

A.K.:Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim këshilli kjo e para.

A.K. :Se kam gjetur gjithë atë tokë. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me të përdorura.

Safet Gjici: Po mirë se nuk është problemi aty, problemi është që, ne si do ta kryejme proçedurën, që gjithë qentë e rrugës që marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njërën tjetrën…

A.K.: I kam me projekt të tëra.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta thërras unë këtë edhe shko ti aty te…

A.K.: Është këtu te bashkia??