Skandalet seksuale nuk kanë munguar në jetën publike shqiptare. Sa here që kanë ndodhur ato kanë tronditur opinionin publik. Disa prej tyre krijuar edhe tensione politike me pasoja për zyrtarët e lartë të përfshirë.
2009, rasti Pango
I pari rast i këtyre përmasave ishte ajo e ish ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Në videon e transmetuar në Fiks Fare, Pango i kërkoi një vajzë në shtëpinë e tij të kryente marrëdhënie seksuale me të me pretendimin se po kërkonte vajza për të përfaqësuar Shqipërinë në panaire botërore. Rasti mbahet mend pasi ish kryeministri Sali Berisha e shkarkoi vetëm 5 minuta pas shpalljes së videos.
2011, rasti Mziu
Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, u denoncua nga një grua se ai e kishte kërcënuar për heqje nga puna, në rast se nuk i përgjigjej ofertës së tij seksuale. Në vitin 2011, ajo bëri publike edhe sms-të e Mziut në celular duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike, në atë që u quajt “Skandali Shamikuqja”. Çështja nuk avancoi më tej dhe Mziu vijon karrierën politike si deputet.
2014, rasti Cane
Një ngjarje tronditëse ishte ajo e Agron Canes, sekretarit të zyrës së deputetit te PS, Koço Kokëdhima në Sarandë. Në një video të publikuar në verë të vitit 2014, Cane , 62 vjeç, I kërkonte nënës së ve favore seksuale për vajzën 14 vjeçare. “Vajza ka nevojë për seks. Të çlirohet nga hormonet. P u zgjodha kryetar bashkie, vajza do të gjej një post të mirë”, thoshte ai në video. Kjo histori e tmerrshme pedofilie mbaroi me një vendim 2 vite burg të Gjykatës së Sarandës. Rasti bëri sërish bujë për dënimin minimal të Canës.
2015, rasti Tabaku
Liza Tabaku, ish-drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të rrethit të Lushnjës, do përfshihej në një ngjarje të shëmuar. Ajo u hetuan se kërkonte deri në 5 mijë euro për emërime mësuesish por hetimet zbuluan se ajo ishte përpjekur që të ndërmjetësonte takime seksuale midis burrave të pushtetshëm dhe mësueseve të reja që kërkonin punë. Gjykata e Lushnjës e dënoi me 9 vite burg.
2016, rasti Xhelili
Ish kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili u filmua teksa i kishte premtuar një vajzë vend pune në këmbim të favoreve seksuale. Xhelili ia hodhi me një dënim minimal por ngjarja më pas shkaktoi një tërmet politik. Zgjedhjet e pjeshme vendore u fituan nga qeveria me një diferencë të madhe votash dhe më pas plasi skandali I përgjimeve ku ish ministrat Tahiri, Gjiknuri, Manja etj, dëgjohen të flasin për ndërhyrje dhe blerje votash.
2023, rasti Gjici
I sapo zgjedhur për një mandate të dytë në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici u shkarkua nga qeveria pas publikimit të një skandali seksual. Ai u filuam duke kryer seks oral në zyrën publike. SPAK ka nisur hetimin ndaj tij dhe në pritje të akuzës besohet se ai mund të dënohet deri në 7 vite burg. Kryeministri Rama heshti për rastin.