Marrja e vendimeve pa pyetur grupet e interesit është kthyer në normalitet për qeverinë, pas disa projektligjeve të miratuara që u kundërshtuan nga qytetarët, por që kërkesat e tyre nuk u morën asnjëherë parasysh.
Por tashmë qeveria duket se ka kaluar në një stad tjetër, atë të sundimit përmes urdhrave anti-kushtetues.
Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka publikuar një letër të “Urdhrit të Inxhinierëve”, një institucion që ende nuk është miratuar ende në Komisionet Parlamentare, pasi sipas Gështenjës, është një instrument për të kontrolluar industrinë e ndërtimit, për të favorizuar disa e për të nënshtruar të tjerët.
Pra, qeveria ka ngritur zyrtarisht nëj institucion që ende nuk është miratuar me ligj, duke shkelur me të dyja këmbët çdo parim kushtetues. Tashmë pritet që të ketë reagime nga institucionet dhe protesta të mbi 5 mijë inxhinierëve, të cilët janë kapur të papërgatitur nga ky vendim i qeverisë.
“E paprecedentë!
Kjo është një letër nga “Urdhëri i Inxhinierëve” që në këtë rast i bie të jetë ENT shoqëror, pasi nuk ka ende një miratim të projektligjit për këtë Urdhër.
Kjo është një përpjekje e qeverisë për të provokuar apo për ta bërë fakt ngritjen e këtij institucioni.
Projektligji për UPI-n ka hasur vështirësi për miratimin e tij në Komisionet Parlamentare dhe nuk ka kaluar ende për miratim në Parlament pasi dukshëm ishte një instrument për të kontrolluar industrinë e ndërtimit, për të favorizuar disa e për të nënshtruar të tjerët.
Por kësaj qeverie nuk i duhen më as ligjet pasi kërkon të sundoj përmes urdhërave antikushtetues.
Ky skandal besoj se nuk do kalojë në heshtje. Mirëpres reagimin e institucioneve ligjzbatuese si dhe reagimin e më shumë se 5 mijë inxhinierëve, që janë kundër kësaj goditje, të investimit të jetës së tyre”, shkruan Lefter Gështenja.

