S’ka paqe mes Berishës dhe Bashës, edhe në Kukës PD me dy kandidatë

Nga mbledhja e kryesisë së grupit të Rithemelimit me Sali Berishën, u dha dje një sinjal i fortë se mund të kishte një paqe mes tij dhe Lulzim Bashës. Mes 6 kandidatëve të miratuar në kryesinë e Rithemelimit për të bërë primare në bashkinë Kukës të dielën, ishte edhe i preferuari i Bashës, Arif Rexhmati, kreu i PD ndër vite në këtë bashki. Por mesa duket, prania e Rexhmatës në listë nuk mjaftoi. Ky i fundit deklaroi se nuk pranon të jetë pjesë e primareve dhe i cilësoi ato të dëmshme.

“Ndonëse mbështes parimin e konkurrencës, gjykoj ashtu si shumë prej demokratëve, se futja në një proces primaresh kur ka mbetur vetëm një muaj nga zgjedhjet dhe kur situata e brendshme e demokratëve vazhdon të vuajë pasojat e konfliktualitetit dhe të fajsimit, me gjithë qëllimin e mirë në vetvete, nuk i shërben konsolidimit të strukturave dhe gatishmërise së tyre për fushatën. Hatërmbetjet e pas votimit krijojnë përçarje dhe jo bashkim të anëtarësisë, ndërsa besueshmëria e procesit jo vetëm që nuk jep garanci për bashkim, por mund të jetë burim konflikti gjatë dhe pas procesit, me dëme te pariparueshme për rezultatin në zgjedhje,” – u shpreh Rexhmati.

Kjo deklaratë vendos palët në gjendjen e mëparshme. Ndoshta Rexhmati nuk ndien garanci për primaret dhe mesa duket do regjistrohet si kandidat nën logon e PD. Grupimi i Berishës do zgjedhë mes 5 kandidatëve të tjerë.

Kandidatët e Rithemelimit që do garojnë në Primare