Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi është dërguar me urgjencë në spitalin e Milanos. Ai ka probleme me infeksionin në mushkëri, ndërkohë që pak kohë më parë qëndroi 6 javë i shtruar në spital.
Vitet e fundit shëndeti i Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm. Silvio Berlusconi ka shërbyer 3 herë si kryeministër i Italisë, ndërsa është i njohur edhe si ish-president i klubit të futbollit Milan, ku qëndroi për më shumë se 25 vite.