Barush Bregu, është një prej dy personave të shpallur në kërkim posi akuzohen se kanë furnizuar me armë Rakio Gilën, autor i vrasjes së dyfishtë ditën e djeshme në Shkodër ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
39 vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.
Po ashtu ai njihet si një prej njerëzve besnik të grupit të Licajve në Shkodër.
Barush Bregu ishte arrestuar në vitin 2019, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të organizuar nga RENEA, FNSH dhe forcat Shqiponja, pas kontrollit që u bë në një banesë të marrë me qira prej tij, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Lidhur më ngjarjen në Shkodër, përveç Bregut në kërkim është shpallur edhe një 17 vjeçar.
Dy të shpallurit në kërkim akuzohen për për veprat penale: ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.