Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Michel Tarran, nga qyteti i Elbasanit komentoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij. Tarran u shpreh se të gjitha autoritetet duhet të bashkëpunojnë më shumë për të rritur sigurinë në shkolla.
Sipas ambasadorit të OSBE-së, një problem kaq serioz mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve.
“Një problem kaq serioz mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve. Nuk duhet që njerëzit të konsiderojnë që siguria është vetëm problem i Policisë, jo. Siguria është problem i të gjithëve dhe fillon zgjidhja e këtij problemi në nivelin e familjes, shkollës dhe jetës publike”- u shpreh Tarran.
Këto deklarata ambasadori i OSBE në vendin tonë i bëri pas një aktiviteti në Elbasan, për të drejtat e fëmijëve.
Më herët edhe kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku paralajmëroi masa drastike, deri në mbylljen e TikTok dhe Snapchat në Shqipëri.