Si rrallëherë, Rama kundërshton deklaratën e BE-së për Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur kundër deklaratës së Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e përbashkët me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, Rama tha se deklarata e BE nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit, ndaj deri kur të ketë një deklaratë të dytë, atëherë Shqipëria do ta mbështesë Bashkimin Europian.

“Për t’u kthyer te pyetja lidhur me qëndrimin tonë për të herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Borrell lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit”, tha Rama ndër të tjera.