“Si mund të votoni PS-në ku gjysma janë në burg”, Rama flet për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?!

Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama nga Dibra gjatë një takimi elektora u ndal te refoma në drekjtësi.

Konkretisht, Rama foli pë kreun e SPAK,  Altin Dumanin, i cili sipas tij është person i ndershëm dhe proefesionist.

Ai tha se përpara se të bëhet refoma në drejtësi, Dumani ka qenë prokuror, por nuk e ka patur këtë forcë sa të thërrasë në çdo kohë e moment, persona me pushtet të lartë politik.

Si në çdo takim tjetër me elektoratin, Rama propagandoi reformën në drejtësi duke shtuar se atw e solli Partia Socialiste

“Altin Dumani ka qenë prokuror shumë vite. Ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier me asnjë gjë tjetër përveçse me punën e vet, por e kishit dëgjuar ndonjëherë të merrte në pyetje ndonjë person të njohur? Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani. Dumani u bë i fortë sepse ne bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë forcë që ka qeverisur vendin nga vitit 1912. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë”, tha Rama.

Ai foli dhe për arrestimet brenda radhëve të Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se: “Është për të vënë duart në kokë kur çohen e thonë ‘si mund të votoni PS-në ku gjysma janë në burg, gjysma janë për burg’. Është për të vënë duart në kokë sepse nëse sot ju të gjithë po shihni që mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri këtë e bëri PS. Kur unë thosha që ne duam një drejtësi që mos të shohë majtas e djathtas, por të shohë drejt dhe të godasë majtas e djathtas për kë e kisha? Për ne, ne jemi majtas”, shtoi Rama.