Si ia dalin shqiptarët?! Në 10 vite, paga mesatare u rrit 200 euro kur duhej të dyfishohej

Nëse në letra, ekonomia është dyfishuar nga 2013, në realitet shqiptarët janë po aq të varfër. Mirëqënia ka mbetur në vendnumëro. Shqiptarët harxhojnë për ushqime 39 % të buxhetit të tyre, aq sa harxhonin në 2013. Paga mesatare është 75 mijë lekë, nga 53 mijë që ishte në 2013.

Instituti i Statistikave llogariti se në fundin e vitit 2023, paga mesatare e një shqiptari shkoi në 75 mijë lekë, duke qënë më e larta ndonjëherë.

Në vitin 2013, kur në qeveri erdhi kryeministri Edi Rama, paga mesatare ishte afërsisht 53 mijë lekë. Pra në 10 vite, paga mesatare e shqiptarëve u rrit vetëm 23 mijë lekë ose afërisht 200 euro.

Por, kjo rritje mbetet e papërfshishme nëse sheh shifrat e tjera të ekonomisë. Praktikisht, në 10 vite, Prodhimi i brendshëm Bruto është dyfishuar. Në vitin 2013, PBB-ja ishte afërsisht 10 miliardë euro, ndërsa sot përllogaritet në afërsisht 19 miliardë euro. Gjithashtu, në vitin 2013, qeveria kishte një buxhet prej 360 miliardë lekësh, ndërsa sot ka 674 miliardë lekë.

Pyetja që shtrohet është se si ka mundësi kur në 10 vite ekonomia është dyfishuar pagat e shqiptarëve kanë mbetur në vend?!

Rritja e pagës prej 200 euro afërsisht ka ndodhur vetëm në dy vitet e fundit pasi nga 2013 deri në 2020 rritja e pagës ishte e papërfillshme.

Rritja e çmimeve ka qënë galopante dhe disa fish. Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se shqiptarët shpenzojnë sot për ushqime më shumë se në vitin 2023, kur teorikisht duhej të shpenzonin më pak. Në vitin 2013, ushqimet ishin zëri më i rëndësishëm i buxhetit të familjeve shqiptare dhe çdo familje në Shqipëri shpenzonte për të blerë ushqime mesatarisht 39,3 për qind të buxhetit të saj.

Sot, sipas INSTAT, një familje shqiptare harxhon për ushqime 39.7 % të buxhetit familjar, pra sa në vitin 2013, ç’ka tregon qartë se mirëqënia e shqiptarëve nuk është rritur aspak në 10 vite. Pavarësisht rritjes në letra të ekonomisë, mirëqenia e shqiptarëve nuk ka lëvizur.

Kostoja e jetesës vijon të mbetet shumë e lartë në Shqipëri. Numbeo është një organizatë e cila bën matje reale të kostos së jetesës në mbarë botën. Kostoja që nxjerr Numbeo për vitin 2023 për Tiranën është 222 000 lekë për një familje normale me 4 persona, pa llogaritur qiranë.

Më pak fjalë, një familje normale në kryeqytetin shqiptar, duhet të ketë 2.2 milionë lekë të ardhura në muaj për një jetë normale, dhe kjo është e barabartë me 620 mijë lekë në muaj për çdo person. Kjo shifër është krejt ndryshe nga ç’ka raportohet nga institucionet shqiptare dhe për më tepër rrëfen për koston e lartë të jetesës së Tiranë.

Referuar shifrave të Numbeo-s, një familje me 4 veta në Tiranë, me prindër të dy të punësuar më paga mesatare, nuk mund të bëjnë një jetë normale.