Si e vrau kryeplaku i fshatit Abat kushëririn e tij për parcelën me kanabis, detajet e krimit në Shkodër

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 61 vjeçarit Piro Prroni, nga kryeplaku i fshatit Abat, njëherazi edhe kushëri i 61-vjeçarit, Ndoc Macaj.

Ky i fundit, pasi u vetëdorëzua në policia ka rrëfuar edhe të gjithë skënën e krimit dhe përplasjen e tyre ër 80 rrënjë kanabisi që ishin kultivuar në tokën në pronësi të autorit të vrasjes.

Autori në dëshminë e tij, pretendon se e ka kryer krimin për t’u vetëmbrojtur, pasi viktima gjatë debatit i është afruar me një mjet prerës, për ta vrarë. Në këto momente ai e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën.

Ai thotë se fillimisht qëllloi në ajër dhe më pas pasi Prroni iu afrua sërish me mjetin prerës, e qëlloi më plumb në gjoks.

“Unë jam kryeplaku i fshatit Abat prej dy vitesh. Duke qenë se për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kam mbi kontrollin e territorit të fshatit më datën 28 Gusht 2025, rreth orës 17:00, kam dalë duke kontrolluar zonën në vendin e quajtur “Pushime”, pasi ditët e fundit kisha parë lëvizje të dyshimta në këtë zonë dhe kisha merak nëse ndokush mund të jetë duke bërë ndonjë paligjshmëri, në tokën time, pasi kam bjeshkët e mia në këtë vend apo në vende të tjera, pasi ligji më ka ngarkuar për të kontrolluar brenda fshatit. Në momentin që kam arritur në vendin e quajtur “Pushime”, kam parë një parcelë, të kultivuar me rreth 70-80 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në këtë moment ka ardhur një bashkëfshatar të cilin e njoh me emrin Spiro Prroni (Piro Prroni) dhe mu drejtua me fjalët:”…Ça lyp këtu…?”.

I thashë: “…kjo është toka jeme dhe kam dalë për ta kontrolluar dhe çfarë bëhet këtu dhe kush është…?”.

Ai më tha: “…Jena tek për tek, po të myti…”. Dhe në këtë moment ka nxjerrë kmesën (mjet prerës) dhe më është afruar, unë kam ecur 2 (dy) hapa pas dhe i thashë: “…Mos mu afro…”.

Por ai prap është afruar dhe më tha: “..Jemi vetëm për vetëm…”. Në këtë moment kam nxjerrë pistoletën dhe i kam thënë sërish: “…Mos mu afro…”. Ndërsa ai është afruar sërish.

“…unë vazhdoja të tërhiqesha, ndërsa ai më afrohej gjithmonë e më shumë. Në këtë moment kam qitur një fishek në ajër, për ta trembur por ai u afrua sërish, çoi kmesën për të më vrarë. I gjendur në këto kushte, i kam drejtuar armën dhe i kam rënë në krahun e majtë, në shpatull….

Aty më tha: “Më vrave…

Ka ecur disa hapa pas, dhe u ul në tokë. Nga ai moment nuk ka lëvizur më. Më pas kam zbritur deri tek banesa ime dhe kam njoftuar disa persona ndër ta Kushëririn e Piros dhe punonjësin e Policisë që është kushëri i Piros dhe ju kam treguar për ngjarjen e ndodhur. Më pas më kanë telefonuar nga Policia dhe i kam pritur në banesë deri sa kanë ardhur, ku i kam dorëzuar armën, me të cilin kam kryer krimin dhe më kanë shoqëruar në ambiente e Policisë”, ka dëshmuar ai.