Shuhet aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci

Është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci. Kanë qenë familjaret e tij që kanë dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së filmit dhe teatrit, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në artin dramatik.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka shkruar familjar i tij, Amir Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë.

Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Petrovci la pas një karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut. Emri i tij do të mbetet një simbol i përkushtimit ndaj artit dhe pasionit për teatrin dhe kinemanë.

Petrovci njihet po ashtu si një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.