GJKKO ka shtyrë sërish gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, me arsyetimin se avokati Dorian Matlija nuk mund t’i përfaqësojë 109 familjarët që ai pretendon, pasi nuk ka prokurë prej të gjithëve atyre.
Në një intervistë për mediat pas seancës që u shut Matlija tha se është e parëndësishme nëse janë 3, 300 apo 3000 njerëz që po përfaqësohen nga ai, pasi çështja është për atë që ka bërë Mediu.
“Boll ky gjykim është vonuar 15 vite, tani të shtojmë edhe disa muaj të tjerë kot. Tani thashë ok e tërheq atë kërkesë për 109 persona sepse mjafton duke përfaqësuar 6 veta, përfaqëson interesat e të gjithë të dëmtuarve të tjerë të Gërdecit. Mbrojtja do të jetë e njëjta, nuk ndryshon nga njëri individ tek tjetri, Gjithmonë diskutohet për veprimet e shtetasit Fatmir Mediu nëse ka qenë në rregull apo jo, nëse ka qenë në përputhje me ligjin. Për mua është diskutim i panevojshëm dhe çfarë bëri shtyu edhe një seancë tjetër. Nuk doja të krijoja një situatë të panevojshme të mbushja sallën me 100 apo 200 persona, ndaj solla prokura. Gjykata do prokura të reja, do i bëjmë gati herën tjetër”, tha avokati pas shtyrjes së seancës, e cila do të mbahet më 18 korrik.