Shtatë nxënëse denoncojnë për ngacmin mësuesin e edukimit fizik, pranga 35-vjeçarit në Selenicë

Një rast i rëndë është mësuar këtë të premte, ku shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, pasi e akuzojnë për ngacmime seksuale në ambientet e shkollës.

35-vjeçari është kallëzuar nga 7 nxënëse të të moshave 14–17 vjeçe në drejtori, ndërsa më pas Zyra Arsimore Selenicë ka njoftuar policinë. Kjo e fundit, pas marrjes së kallëzimit, ka arrestuar mësuesin.

“U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njoftoi sot policia.

Paraprakisht ai dyshohet se edhe u ka shkruajtur dhe ngacmuar me fjalë vajzat në ambientet e shkollës.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.