Mëngjesin e sotëm një 68 vjeçar është gjetur i vrarë me armë në Mirditë. Ngjarja u zbulua nga vajza e tij e cila e gjeti të pajetë dhe më pas lajmëroi policinë. Frederik Radi qëndronte në këtë banesë vetëm gjatë verës, ndërsa u gjet në dhomën e gjumit ku dyshohet se është qëlluar nga dritarja. Disa banorë të fshatit janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm në këto 24 orë në vendin tonë. Bilanc tragjik është shënuar prej ditës së djeshme ku ka patur 5 të vrarë dhe 5 të plagosur.
Polici plagos 45 vjeçarin
Opinioni publik u trondit ditën e djeshme kur pranë kompleksit “Kika 2” te Komuna e Parisit në Tiranë, punonjësi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri 45 vjeçarin Lorenc Kosta.
Ngjarja ndodhi pasi autori dyshonte se 45-vjeçari kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Ai qëlloi 6 herë në drejtim të Kostës dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.
Pasi kreu krimin, polici e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit. Ai nuk është kapur ende, teksa policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i bëri thirrje që të dorëzohet, por Goxhara nuk është arrestuar ende.
Pedagogu amerikan mbyt gruan, dy qentë dhe veten në Tiranë
Një pedagog i cili punonte në një prej shkollave private të kryeqytetit, Mattheë James Ëertz vrau bashkëshorten e tij, Lilis Sartika Saragih duke e mbytur me litar, dy qentë dhe më pas veten. Ngjarja ndodhi në rrugën Vangjel Noti në Laprakë.
Në fillim u gjet trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.
53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.
Ndërkohë, para ngjarjes 53-vjeçari kishte shkruar një letër ku përshkruante gjithë veprimet e tij të mëvonshme.
Dy të vrarë në Velipojë:
Por dita e gjatë nuk do të mbyllej me kaq. Dy persona mbetën të vrarë në Velipojë dhe një tjetër u plagos.
Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç u vranë me armë zjarri. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Gëzim dhe Eduart Frroku.
Nga ngjarja ka mbetur dhe një person i plagosur, Zyber Zagradi i cili ka marrë një plumb në këmbë.
22 vjeçari Arsid Hoxha ka marrë dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33 vjeçari ka marrë tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark. Ka qenë ora 21:00 kur Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi janë qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit e identifikuar si Eduart dhe Gëzim Frroku.
Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.
Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë në hotelin e dy vëllezërve ku kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas policia e shpalli në kërkim. Kjo sipas, drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, ka qenë zanafilla e këtij krimi.
Aty pati fillimisht një konflikt më 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Më pas erdhi Ersild Ishmi, 33 vjeçari në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Ishmi hodhi pistoletën, kur pa se erdhi policia dhe u largua nga vendngjarja. Ai ishte arrestuar më 14 korrik dhe ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ngjarja nuk është harruar dhe mesa duket palët janë takuar sot sërish kur ndodhi dhe ngarja tragjike.
Plagosje për pronat në Milot
Një përleshje me armë dhe sende të forta mes dy familjeve ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme, në fshatin Fushë Milot.
Policia njoftoi se tre persona janë plagosur, njëri prej të cilëve me armë zjarri dhe dy të tjerët me sende të forta. Nga të dhënat e para mësohet se, ngjarja ka nisur për shkak të një konflikti pronësie.
I shpallur në kërkim, Valdano Murati 32 vjeç djali i të arrestuarit, Sokol Murati. Të arrestuar Sokol Murati dhe Pëllumb Murati, vëllezër njëri me tjetrin.
Emrat e tre vëllzërve të plagosur nuk bëhen të ditur ende, por policia ka njoftuuar se dy prej tyre kanë plagë me sende të forta, ndërsa njëri me armë zjarri.