Kombëtarja e Mundjes ka arritur një tjetër rezultat historik në Kampionatin Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Sllovaki, pasi mundësi Çermen Aliev ka arritur të fitojë medaljen e artë duke u shpallur kampion Europe.
Në finale ai arriti të triumfojë ndaj mundësit rus, duke i siguruar Shqipërisë një sukses të madh në këtë kompeticion në pehsën 74 kilogram.
Por suksesi nuk mbaron me kaq, pasi Shqipëria ka arritur të sigurojë edhe një tjetër medalje. Mundësi Zelimkhan Abakarov mori medaljen e bronztë për peshën 61 kilogram.
Kombëtarja e Mundjes vijon kështu suksesin e nisur në Lojërat Olimpike, ku u fituan edhe medaljet e para në këtë sport.