Rama: Shqipëria bëhet pjesë e sistemik unik europian të pagesave

Shqipëria bëhet pjesë e sistemit unik europian të pagesave. Lajmi u bë me dije nga kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale. Rama shpjegon se duke nisur nga 1 Janari 2025 të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare.

Për kryeministrin shqiptar, ky është një tjetër hap i madh i vendit drejt Bashkimit Europian.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025

Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”- shkruan Rama në postimin e tij.