Regjistrohet viktima e dytë si pasojë e shpërthimit pasditen e djeshme në një pallat në Elbasan.
Mëngjesin e kësaj të enjteje është gjetur i pajetë nën rrënojat e pallatit 69-vjeçari Hamit Ibro.
Ai rezultonte i zhdukur që në momentin e shpërthimit, teksa ekipet e shpëtimit kanë kërkuar për orë të tëra për gjetjen e tij.
Shpërthimi, i dyshuar nga një bombol gazi, ndodhi në katin e tretë duke shkaktuar flakë dhe shembjen e këtij niveli të godinës. Si pasojë e shpërtimit humbi jetën një 82-vjeçare, ndërsa u asfiksuan 10 persona, mes tyre edhe një fëmijë.
Në pallatin pesëkatësh, i ndërtuar gjatë viteve 1970-1980, jetonin rreth 15 familje. Banorët e evakuuar pritet të sistemohen përkohësisht në një konvikt pranë ndërtesës.
Ndërkohë vijojnë hetimer për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.