Shpërthim në Tiranë, makina e avokatit Idajet Beqiri hidhet në erë me eksploziv

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku në shënjestër ka qenë automjeti i avokatit Idajet Beqiri.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës Civile, aty ku makina tip “Benz” ishte e parkuar. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e pasme të automjetit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohen persona të plagosur, ndërsa dëmet e konstatuara deri në këto momente janë vetëm materiale.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti rezulton në pronësi të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri, e cila është gjithashtu avokate.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit dhe për të identifikuar personat përgjegjës.