Shpërthim me tritol në Krujë, pronari: Nuk kam konflikte dhe nuk dyshoj te asnjë

Një shpërthim i fortë me tritol ka ndodhur në mesnatë në Krujë.

Lënda plasëse u vendos në një dyqan me amteriale ndërtimi në pronësi të Ilir Sutës, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se nuk ka konflikte dhe nuk dyshon te asnjë.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale, pasi janë thyer xha,at e disa banesave dhe bizneseve që ndodhen në afërsi të këtij dyqani. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që do të merren në pyetje edhe pronarët e lokaleve që ndodhen afër dyqanit ku ndodhi sulmi.