Shpërthim me tritol në banesën e Klea Gjatës, të dashurës së Laert Haxhiut

Një shpërthim me lëndë eksplozive është regjistruar gjatë orëvë të para të mëngjesit në lagjen “Gafur Muça” në Lushnje.

Burime bëjnë me dije se tritoli ishte vendosur në katin e parë të banesës së Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, një emër i njohur për lidhje me botën e krimit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë, në fasadën e pallatit, dhe në disa automjete të parkuara pranë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi krijoi panik te banorët. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.