Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri” në periferi të kryqytetit.
Shpërthimi ka ndodhur në mesantë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe Policia e Tiranës po hetojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.