SHORTI/ Champions League me përballje “zjarri”, derbi madrilen dhe PSG – Liverpool, Bayern përballë Leverkusen

Shorti i hedhur sot për fazën e 1/8 të Champions League ka rezervuar përballje të zjarrta mes ekipeve që e njohin mirë njëra tjetrën.

Reali i Madridit do të ndeshet sërish me rivalin e qytetit, Atletico Madrid, ndërsa Liverpool do të ketë përballë një PSG të rilindur, që në fazën e mëparshme mposhti me rezultatin e përgjithshëm 10-0 francezët e tjerë të Brest.

Derbi gjerman në krahun tjetër, ku Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen do të përballen për një vend në çerekfinale, ku i pret njëra mes Inter dhe Feyenord, me italianët që u buzëqesh fati.

Barcelona do të ndeshet me portugezët e Benfica-s, ndërsa Arsenali do të masë forcat me PSV, që eliminoi Juventusin pak ditë më parë.

Dy ndeshjet e tjera janë mes Borussia Dortmund  – Lille dhe Club Brugge –  Aston Villa.

Shorti i plotë:

Paris Saint-Germain vs Liverpool

Benfica vs  Barcelona

Club Brugge vs  Aston Villa

Borussia Dortmund vs Lille

Real Madrid vs Atletico Madrid

Bayern Munich vs Bayer Leverkusen

PSV Eindhoven vs Arsenal

Feyenoord vs  Inter