Shkarkohet nga detyra zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Dorian Tola është liraur nga detyra e tij si zëvendës ministër i Mbrojtjes. Vendimi për shkarkimin e Tolës ka ardhur me propozim të kryeministrit, Edi Rama.

Ai ishte emëruar zv/ministër në Qershor të vitit 2024. Më herët, Dorian Tola ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).


V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.