Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha

Qeveria ka vendosur që të shkarkojë nga detyra drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha post që e mbante që prej dhjetorit të vitit 2022. Vendimi është marrë sot pas mbledhjes së qeverisë ndërsa nuk dihet se kush do të zëvendësojë.

Basha është shkarkuar nga detyra për shkak të akuzave për abuzimet që ka bërë me fondet e teatrit.

Sipas një investigimi të bërë nga emisioni “Piranjat”, Altin Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori.

Gjithashtu, sipas akuzës kanë dalë edhe emra fiktivë, të cilët janë paguar sikur të kenë qenë pjesë e Teatrit, duke filluar nga grimierja e deri tek regjisori e ndriçimi.