Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Arbër Xhaxhajn, i cili dy ditë më parë shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit, ku humbi jetën 18 vjeçarja Vikena Greku dhe u plagosën dy këmbësore.
26 vjeçari akuzihet për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga neni 291 K.Penal dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë 18 vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit në fshatin Dyshnik të Beratit.
Ditën e djeshme, policia njoftoi për arrestimin e Xhaxhajt, i cili në momentin e aksidentit drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Policia njoftoi se i riu ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.
18 vjeçarja gjeti vdekjen në vend, ndërsa dy kombësorët janë jashtë rrezikut për jetën.