Shifrat zyrtare/ Rreth 246 mijë emigrantë fitojnë të drejtën e votës më 11 Maj, më i vjetri një 98 vjeçar që banon në Gjermani

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit.

Zyrtarisht janë 245,975 zgjedhës, të cilëve u është miratuar kërkesa, të cilët kanë të drejtë të votojnë nga vendi që ata punojnë dhe jetojnë.

Ndërkohë KQZ në faqen zyrtare njoftoj se janë refuzuar 48,180 kërkesa.

Sa i takon grupmoshave, ajo që ka qenë më e interesuar është 36-45, me 95,532 kërkesa apo 26.2% dhe më pak e interesuar, 18-25 me 40,516 kërkesa apo 11.1%.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani.

Mes shteteve me më shumë aplikime, vendin e parë e mban Italia me mbi 91 mijë, më pas Greqi, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Itali 91,223 37.1%

Greqi 68,386 27.8%

Gjermani 25,499 10.4%

Shtetet e Bashkuara te Amerikës 20,653 8.4%

Mbretëria e Bashkuar 17,227 7.0%

Franca 5,342 2.2%

Kanada 3,600 1.5%

Belgjika 2,780 1.1%

Suedi 2,314 0.9%

Zvicër 1,261 

Kujtojmë se pak javë më parë, PS dhe PS votuan  ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e Diasporës. Posta për fletën e votimit do të paguhet nga qeveria, si në vajtje dhe kthim. Ndërkohë u ra dakord që të votojnë edhe ata emigrantë që u ka skaduar pashaporta apo karta e identitetit.