Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion, arrestohet 37 vjeçarja në Fier

Një 37 vjeçare është arrestuar në Fier, pasi u zbulua se shfrytëzonte për prostitucion një 24 vjeçare.

Pas një hetimi disa javor, në pranga ka rënë Flurime Avdulaj. Gjithashtu policia njofton se ka proceduar penalisht 4 persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit.

Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja Flurime Avdulaj

Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.