Pasditen e sotme janë rishfaqur vatra zjarri në ish-fushën e mbeturinave në qytetin e Vlorës.
Flakët janë regjistruar në dy zona të ndryshme brenda territorit të ish-landfillit, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Aktualisht në terren janë angazhuar mjetet zjarrfikëse dhe punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve publike të bashkisë Vlorë.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Banorët e zonës përreth janë të shqetësuar për ndotjen që shkakton djegia e mbetjeve, ndërsa bëjnë thirrje për masa të menjëhershme për pastrimin përfundimtar të ish-fushës së mbeturinave dhe rikualifikimin e saj.
Ndërkohë autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e zjarrit.