Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një konflikt i çastit mes vëllezërve ka përfunduar me plagosje me thikë.
Sipas policisë, një 29-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e përdorur në ngjarje.