Sherr mes një çifti në Tiranë, 25 vjeçarja godet me thikë të dashurin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë ka plagosur me thikë të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e fundit ku 25 vjeçarja K.K ka qëlluar me thikë partnerin e saj, pas një konflikti mes tyre.

E reja po procedohet në gjendje të lirë ndërsa po punohet për të zbardhur detajet e sherrit që çuan deri në përdorimin e thikës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj”, njofton policia.