Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në qytetin e Tropojës.
Sipas policisë, një 18-vjeçar ka plagosur me thikë një 45-vjeçar në Tropojë.
“Shtetasi me inicialet F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka plagosur shtetasin A. M., i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës”, thekson policia.
Pas ngjarjes së rëndë, 18-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.