Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lundër. Mësohet se sherri ka ndodhur brenda një rezidence vilash në këtë zonë, e cila vetëm pak ditë më parë u trondit nga një atentat ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre edhe një 11 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim në Itali.
Në lidhje me sherrin e sotëm, nuk dihen ende arsyet. Ajo çfarë raportohet është se një person ka mbetur i plagosur, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Në vijim pritet një informacion zyrtar nga policia mbi personat që janë përfshirë në konflikt dhe motivet e ngjarjes.