Një përleshje fizike e dhunshme u regjistrua në Ymittos në Athinë. Mediat lokale raportojnë se paktën pesë të rinj u përfshinë në një konflikt, i cili përfundoi me tre të lënduar me thikë dhe dy të arrestuar.
Policia fqinje thotë se ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër mes të rinjve jashtë një lokali.
Sherri verbal përshkallëzoi në dhunë fizike, dhe në kulmin e përplasjes, njëri nga të rinjtë nxori thikë dhe goditi disa prej pjesëmarrësve.
Për pasojë, tre persona përfunduan në spitalin, dy shtetas grekë, 18 dhe 20 vjeç, si dhe një 30-vjeçar shqiptar.
Pas sherrit të dhunshëm, policia vuri në pranga një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të sherrit, që u shoqërua me pasoja të rënda.