Një sherr me thikë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë ish-kunatin e tj duke i shkaktuar plagë në trup.
Pas plagosjes, 44-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital dhe falë ndërhyrjes së mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 16.07.2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 4, është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore”, njofton policia.