Shenjtërimi i Nënë Terezës, ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trump: Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh të Donald Trumo për Nënë Terezën, në ditën e Shenjtërimit të saj.

Presidenti amerikan vlerëson figurën e Nënë Terezës, e cila siç thotë ai, u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë

“Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”- thotë mes të tjerash Trump.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh.” – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Sot, më 5 shtator, Shqipëria dhe e gjithë bota kremtojnë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një figurë globale e përkushtimit ndaj më të varfërve dhe të braktisurve.

Kisha Katolike Romake e shpalli Nënë Terezën shenjtore më 4 shtator 2016, ndërsa ajo përkujtohet çdo vit, një ditë më pas që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta.