Në spitalin Onkologjik nuk kanë të sosur skandalet, pas atij të zbuluar një vit më parë se si mjekët bënin Pazar me të sëmurët me kancer.
Mësohet se pajisja e rrezatimit, Akseleratori Linear 2 ka pësuar defekt dhe është jashtë funksionit, duke kufizuar të sëmurët me tumor që të bëjnë radioterapinë.
Kjo pajisje nuk po funksionin prej disa ditësh duke ngritur alarmin për trajtimin e pacientëve në spitalin e Onkologjikut.
Edhe pse radioterapia duhet të jetë e pandërprerë, ndryshe nuk ka efekt mjekësor, duket se shteti nuk mendon për këta qytetarë, të cilët janë në luftë me kohën.
Kjo përbën një tjetër skandal, me pacientët, të cilëve iu rrezikohet jeta për shkak të sëmundjeve të rënda dhe çdo vonesë në trajtim është në dëm të tyre.
Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale ndërpresin radioterapinë.
Në një rast të mëparshëm, terapia nuk bëhej pasi dera e dhomës bunker ku ndodhet aparatura e akseleratorit kishte mbetur e hapur, dhe u desh denoncimi i pacientëve përmes medias, që të ndërhyhet për riparimin e saj.