Berisha publikon pamjet: Si punonjësja e OSHEE Elbasan voton për disa persona

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që i përket sipas tij datës 14 maj, kur u mbajtën zgjedhjet vendore. Ai ka këmbëngulur se zgjedhjet janë vjedhur duke treguar dhe dokumentuar se si në Elbasan kamerat kanë regjistruar shkelje me votimet.

Në video shihet një punonjëse të OSSHE, e cila voton për disa persona të shoqëruara nga ajo. Më pas në një tjetër qendër votimi, operatorja qëndron pranë pajisjes ku votohet dhe shikon çdo votë.

“Në serinë e farsës elektorale, unë kam sjellë këtu para jush dokumente në video, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare.
Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve.
Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumenta të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara”, deklaroi Berisha.

Shikoni videon e plotë të denoncimit këtu.