Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi nga Elbasani se shqiptarëve iu është mohuar për mbi 30 vite e drejta themelore e pronës nga politikanë, gjykatës të korruptuar dhe sekserë.
Agron Shehaj deklaroi se prona do të shkojë tek i zoti.
“Do të vijë një ditë që prona do të shkojë tek pronari, pavarësisht se çfarë kanë bërë këta në këto 30 vite. Nuk duhet të dorëzohemi” – thotë Shehaj në Elbasan gjatë prezantimit të kandidatëve.
Shehaj shton se partia “Mundësia” do të punojë që shqiptarëve të mos i mohohet më e drejta e pronës.
“Mos u dorëzoni” – e përmbyll ai reagimin e tij.
Partia “Mundësia” do të hyjë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, e vetme, jo në koalicion.