Rama mundet me qeveri të pakorruptuar, jo me qeveri teknike. Ky ka qenë mesazhi qe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj dha nga Vlora gjatë një takimi me simpatizantë pasditen e kesaj të hëne.
Ndryshe nga opozita, Shehaj mendon se ajo çfarë duan shqiptarët është një qeveri e pakorruptuar, si një mundesi qe qytetarët ta shohin të ardhmen e fëmijëve në vend.
“Asnjë nga partitë e mëparshme nuk kanë patur besueshmëri që ne kemi bashkëthemeluar, asnjë nga partitë e mëparshme. Të gjitha kanë tentuar të imitojnë njëra tjetrën dhe të imitojnë partitë në pushtet.
Ne nuk po bëjmë asgjë nga ato që kanë bërë ata më përpara.
Nuk me keni dëgjuar që sulmoj opozitën, sepse s’jemi në opozitë për të bërë opozitën e opozitës, por jemi në opozitë për të bërë opozitë më mirë se e bëjnë të tjerët.
Po ne jemi në garë edhe me opozitën tjetër, por jemi në garë me ata jo për të mundur ata, jo për të sulmuar ata, por jemi në garë për të bërë një opozitë më të mirë, ashtu siç ne e mendojmë
Një opozitë të vërtetë, një opozitë që flet për problemet dhe atë që njerëzit duan. Ju mendoni që njerëzit duan një qeveri teknike? Mendoni që zgjidhja është qeveri teknike? Jo!
Njerëzit duan një qeveri të pakorruptuar dhe nuk duan një qeveri të pakorruptuar thjesht se është një çështje etike.
E duan një qeveri të pakorruptuar se janë të vetedijshëm që nëse do ketë një mundësi për fëmijet e tyre, për një të ardhmë të fëmijëve të tyre në Shqipëri, ajo mundësi do të vijë” u shpreh Shehaj.