Shehaj: Qytetarët të neveritur nga modeli “bli dhe korrupto” i Ramës. Të shohim nga e ardhmja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se qytetarët janë të neveritur me shfaqjet publike si ajo e sotmja e kryeministrit Edi Rama me ish-deputetin e Partisë Demokratike Dashnor Sulën, i cili u zgjodh në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se personazheve si Rama dhe Sula, u ka ikur koha dhe se shqiptarët duhet të shohin nga e ardhmja dhe nga modelet e Perëndimit, jo atij “bli dhe korrupto” njerëz.

“Qytetarët neveriten me modelin “bli dhe korrupto” të Edi Ramës. Këtyre fytyrave u ka ikur koha. Duhet të shohim nga e ardhmja, të shohim nga Perëndimi”, shprehet Shehaj.