Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur sot në Kuvend në lidhje me çështjen “Balluku”.
Shehaj tha se prej dy muajsh kishte kërkuar interpelancë me zv.kryeministren, të pezulluar nga detyra me një vendim të GJKKO, duke ironizuar se ajo i shpëtoi interpelancës, por përfundoi më keq.
Ndër të tjera, Shehaj i bëri thirrje mazhorancës që të bashkëpunojnë me drejtësinë pasi tashmë ka ardhur koha që të japin llogari para drejtësisë.
“Nuk e di zoti kryetar se si do ta zgjidhim këtë problemin e mohimit të të drejtës për interpelancë që unë si deputet kam.
Balluku nuk është më ministre, kështu që nuk mund të dal në interpelancë. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi më keq. Por kam një interpelancë me kryeministrin
Tani unë e kuptoj që ju kërkoni të shmangni llogaridhënien, por nuk i shpëtoni dot. Ka ndryshuar gjithçka, ju nuk e kuptoni. Ju mendonit se kur u arrestua Veliaj ishte një cështje që kishte të bënte me Erion Veliajn.
Tani që u mor e pandehur Balluku, është një çështje që ka të bëj me Ballukun. Tani kanë shkuar te Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t.
Vërtet vazhdoni të mendoni se kemi të bëjmë me çështje të përveçme të disa individëve. Ka ndryshuar. Nuk ka më. Duhet të jepni llogari dhe nuk keni ca ti bëni drejtësisë dhe SPAK-ut.
Bashkëpunoni me drejtësinë se ju ka ardhur fundi”- u shpreh Shehaj.