Serbia uron zyrtarisht Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Ministria për Punët e Jashtme serbe ka uruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar, me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ministria serbe shkruan se mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet miqësore dhe dialogun e ngushtë me shtetin shqiptar.

“Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për popullin e Shqipërisë, me rastin e ditës së tyre të Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet miqësore dhe dialogun e ngushtë me shtetin shqiptar.” – shkruhet në postim.