Seancë plenare në Kuvend, sot vendoset fati i Arben Ahmetajt

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të premte në një seancë të posaçme plenare, ku pritet të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Seanca e sotme është thirrur pas debateve dhe përplasjeve që ndodhën një ditë më parë mes opozitës e mazhorancës lidhur me këtë çështje.

Kuvendi do të zhvillojë seancën për të votuar ose jo heqjen e imunitetit të Ahmetajt, që do t’i hapte rrugë arrestimit nga SPAK. Kujtojmë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e ka miratuar këtë kërkesë, por pritet votimi përfundimtar në Parlament.