Seanca në Apelin e Posaçëm për pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares që e nxori nga burgu

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore për pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit, pasi ky i fundit ka bërë kërkesë për heqjen e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi, me argumentin e konfliktit të interesit. Kujtojmë se ishte kjo gjyqtare që vendosi lehtësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas shortit, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Ai akuzohet për “korrupsion aktiv” në privatizimin e kompleksit Partizani, teksa i pandehur është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.