Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, shorti me gogla e nxjerr fitues

Sandër Simoni është zgjedhur këtë të premte anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili.

Për shkak të barazimit, procedura vijoi me hedhjen e shortit, sipas rregullores. Pas shortit me gogla, fitues u shpall gjyqtari Sandër Simoni, duke siguruar kështu anëtarësimin në KLGJ.

Më 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.